Saturday 15 November 2014

KATASTROFA EKOLOGJIKE: SHKAQET, PASOJAT DHE RRUGËZGJIDHJET*




  Punuar nga Ylli Përmeti
__________________

__________________________________________________________
   Për ta cituar këtë shkrim :

               Ylli Përmeti, Katastrofat ekologjike : shkaqet, pasojat dhe rrugëzgjidhjet, JPSh, 2014
__________________________________________________________




Copyright: please cite your reference (Luten të gjithë ata që dinë gjuhë të huaja dhe kanë aftësi përkthyese, këtë studim t’a përkthejnë, nën kujdesin e autorit, me qëllim që të shpërndajmë njohurinë dhe të kontribuojmë të gjithë në mobilizmin e popujve: sepse studim më të plotë, nuk do të gjejmë)


Ky studim synon të tregojë nivelin e katastrofës ekologjike që ka shkaktuar kuadri modern institucional i “demokracisë” përfaqësuese dhe tregu i marketingut që është themeluar thuajse dyqind vitet e fundit në Perëndim, dhe metastazës së tij, të globalizmit neoliberal (G/N), në ujë, tokë dhe qiell. Siç do të shohim, ndërsa katastrofa ekologjike është gjigande dhe kërcënon seriozisht jetën e planetit, pjesa më e madhe e “shkencëtarëve” (post)modernë, në njëmendësi me politikanët profesionistë, dhe kryesisht me të “djathtën” konservatore në Amerikë dhe Britani, gjithashtu dhe me europeistët —ndotësit më të mëdhenj të planetit— ngaqë ndajnë interesa fitimprurëse me industrinë e energjisë (naftë etj.) dhe me sistemin që është krijuar në modernitet, refuzojnë arsyetimin se ndryshimi i klimës në planet është shkaktuar nga industria –për mos të përmendur këtu, se industria, siç ajo shprehet, dhe jo vetëm ajo, është shkaktuar nga kuadri modern institucional, mbulojnë shkaqet e vërtetë të katastrofës ekologjike. Përballë kësaj situate, e “Majta” e degjeneruar pret revolucionin socialist në kuadër të G/N, dhe efektet e mungesës së energjisë në ekosistem dhe ekonomitë e vendeve rreth botës nuk i konsideron, meqënse kërkon të zhvillojë ekonominë rritëse marksiste! 

Me lagështirë 4% më të madhe mbi oqeane se në vitin 1970 dhe nivelet e deteve në gritje, si do të mund të ishte klima ndryshe?[1]

Qeveria, e cila ka një detyrë kushtetuese nën Aktin e Ndryshimit të Klimës 2008 për të minimizuar emisionet e gazit në Britani, duke reduktuar kërkesën për energji fosilesh, do të ketë një detyrë kushtetuese, nën Aktin e Infrastrukturës 2015, për t’i maksimizuar ata, duke rritur ofertën, si kërkesë për të maksimizuar rigjallërimin e ekonomisë![2]


Kriza ekologjike fillon me nënvlerësimin e cilësisë së jetës njerëzore, e cila realizohet në bashkërendim me natyrën. Një nën-vlerësim i tillë është natyrisht produkt i ideologjisë së zhvillimit ekonomik dhe i përqendrimit të pushtetit politik (dhe ekonomik) në pak duar. Kjo është arsyeja që njerëzit shkojnë në qytete të mëdha për të siguruar punë - për cilindo që do të punojë si punëtor; dhe për të siguruar konsumatorë - për cilindo që do të investojë - me pasoja, në njërën anë, dramatike për qytetet, të cilët për ditë shtohen në numër, bashkë me problemet që pasojnë (energjitike etj.) dhe, në anën tjetër, jeta e fshatit kurrë mos të zhvillojë struktura ekonomike të vetëmjaftueshme, qëndrueshmëri dhe autonomi politike dhe ekonomike. Në fjalë të tjera, siç konkludon edhe Taksi Fotopoulos, kriza ekologjike lidhet ngushtë me ekonominë zhvillimore, e cila pashmangshmërisht krijon ekonominë e tregut.[3]

Ngritja historike e shkallës së dioksidit të karbonit


Kriza ekologjike në nivel botëror ka filluar të përkeqësohet që kur filloi të përqendrohej pushteti politik dhe ekonomik në pak duar —ose, që nga koha kur shteti modern krijoi strukturat dhe marrdhëniet e reja pushtetare dy shekuj më parë. Si pasojë, shekulli i XIX dhe XX krijoi kushtet për krijimin e ideologjisë së rritjes ekonomike dhe zhvillimin paralel të industrisë me bazë naftën. Propaganda e progresit linear që ushtruan dhe vazhdojnë të ushtrojnë politikanët profesionistë, çorientoi vëmendjen e publikut nga kujdesja dhe mirëmbajtja e mjedisit ndërsa e çintegroi atë nga natyra dhe urtësia. Kjo solli me vete themelimin e një regjimi fitim-prurës. Si pasojë, natyra, njëlloj si regjimi, konceptohet si fitim-prurëse dhe masakrohet. Kështu, me shpërthimin e G/N tridhjetë vitet e fundit, kriza ekologjike është thelluar më shumë. Siç citon një studim:
     
Historikisht, humbjet natyrale të biodiversitetit shkaktoheshin me një përqindje mjaft më të ngadaltë dhe përballoheshin me lindjen e specieve të tjera. Sot, përqindjet e zhdukjeve janë vlerësuar të jenë 100 deri në 1,000 herë më të shpejta sesa në kohët gjeologjike. Ndjekja e humbjeve të tanishme nga Indeksi i Gjallesave të Planetit (orientim) dhe IucN Lista e kuqe (rrallësi) ofrojnë gjithashtu tablo të zymta të situatës. Një numër speciesh tokësore, detare dhe ujit të freskët janë në rënie konstante dhe numri e specieve globale në kërcënim është rritur në mënyrë konstante në dhjetë vitet e fundit. Vlerësimet e fundit në Listën e kuqe (IucN 2009) tregojnë se:

1.      Pothuajse një çerek (22%) e gjitarëve globalë dhe një e treta (32%) e specieve amfibë janë zhdukur dhe kërcënohen në nivel global;
2.      Rreth një e treta, d.m.th 3,481 specie, nga numri total që është përshkruar në 30,700 specie, janë në rrezik;
3.      12% e shpendëve globalë janë në rrezik;
4.      Niveli më i lartë i kërcënimit është gjendur në ishujt e disa vendeve; 39-64% e gjitarëve janë kërcënuar nga Mautitët, 80-90% e specieve amfibë janë në rrezik ose në zhdukje në ishujt Karaibe,[4] që, nëse nuk veprohet tani, sipas një studimi,[5] për pak vjet 85% e specieve të egra në territoret i jashtme Britanike —sidomos ishuj, me ndikim global, do të jenë zhdukur.

Sidoqoftë, nëse zgjerojmë këndvështrimin tonë - sa i përket rritjes së temperaturës, që shkaktohet nga rritja e CO2 në atmosferë - ne duhet të shtrojmë një pyetje shumë të thjeshtë: si krahasohet ndryshimi i klimës së shekullit të 21 me 2,000 vitet e kaluara? Ka shumë mundësi që përqindjet mesatare të rritjes së CO2, gjithashtu edhe në kombinime forcash rrezatuese nga CO2, CH4 dhe N2O, ku përmbledhja rritet, kanë qenë të paktën pesë herë më shpejt rreth periudhës nga viti 1960 deri 1999, sesa rreth çdo lloj 40-vjeçari tjetër përgjatë dy njëqindvjeçarëve të fundit para erës industriale.[6] Kjo tregon qartë se globalizmi neoliberal ka kontribuar maksimalisht në rritjen e CO2, dyzet vitet e fundit. Siç thekson Taksis Fotopoulos mbi të njëjtën problematikë:

...përqendrimi i karbonit luhatej midis 180 dhe 300 ppm (pjesë për milion) përgjatë 650,000 vjetëve të kaluar, duke arritur 278 ppm në vigjilje të Revolucionit Industrial. Që nga ajo kohë, ato filluan të rriten në përqindje të përshpejtuara, veçanërisht që nga koha e ndërkombëtarizimit të ekonomisë rritëse pas Luftës së Dytë Botërore. Rezultati i këtij procesi ishte se, përqendrimi i dioksidit të karbonit u rrit nga 315 ppm 50 vjet më parë, në 382 ppm sot. Për më shumë, përqindja e rritjes së një përqendrimi të tillë është rritur më vonë më shpejt, siç theksoi IPCC (Intergovernmental Panel on Climate Change), duke fshehur shqetësimin.
Ndërsa rritja mesatare vjetore e përqindjes së përqendrimit ishte 1.4 ppm në periudhën midis 1960 dhe 2005, ajo arriti 1.9 ppm dekadën e fundit (1995-2005) një rritje prej 36 për qind. Në të njëjtën kohë, temperatura e planetit vazhdoi të rritej, duke u shoqëruar jo vetëm nga dallgët katastrofike, por gjithashtu edhe me thatësira shkatërruese dhe mungesë të ujit, furtuna etj.[7]   

Sipas World Energy Outlook 2012, rezervat ekzistuese të energjisë fosile do të, nëse digjeshin pa kapjen e dioksisdit të karbonit, çlironin 2,860 gjigatonë – rreth tre herë buxheti botëror i karbonit. Duke djegur këtë rezervë, pa shtesë tjetër tek ai, do të shtynte temperaturën botërore lartë me më shumë se 3°C.[8] Por një profesor i shkencës së klimës në “University College London”, pohon se ‘përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë është tashmë 400 ppm dhe është duke u rritur me 2 ppm çdo vit’. Siç citon Wolf në një analizë duke u bazuar te libri “The Climate Casion”, i William Nordhous i Univeristetit të Jale: ‘çlirimet janë rritur shumë shpejt. Përqendrimet e dioksisdit të karbonit në atmosferë janë tashmë më shumë se 400 ppm — 50 për qind më lartë se përpara revolucionit industrial dhe shumë lartë niveleve të 1 milion viteve të fundit. Teperaturat botërore janë rritur përgjatë 150 viteve të fudnit’.[9] Por meqënse ekonomia botërore ekspansionohet, përqendrimi i dioksidit të karbonit parashikohet të arrijë 550 ppm deri në mes të këtij shekulli —dyfishi i përqendrimit para-industrial.[10] Kjo nënkupton një rritje mesatare të temperaturës prej 3 deri në 6 gradë, brenda gjysmës së parë së këtij shekulli. Një studim tjetër,[11] parashikon se temperaturat ekstreme përgjatë verës do të jenë normale pas vitit 2040, kryesisht në Mesdhe dhe Azinë Qendrore. Nuk do të ishte e çuditshme që temperaturat e larta përgjatë viteve 1950-1980 të ishin më të rralla (një në 300) se pas viteve 1980 (pothuajse 1 në 10).[12] Viti 1980 përkon me të gjitha krizat e tjera - që është viti i shpërthimit të G/N. Në grafik, situata paraqitet si vijon:




Pas një viti, shifrat ndryshojnë në rritje: kështu dhjetë ndotësit më të mëdhenj janë, nga lartë-poshtë: Kina (29%), SHBA (15%), BE (10%), India (7.1%), Rusia (5.3%), Japonia (3.7%), Gjermania, 2.2%) Republika e Koresë (1.8%), Irani (1.8%), dhe Arabia Saudite (1.5%). Kina dhe SHBA prodhojnë 45% të totalit botëror të dioksidit të karbonit.[13] Si rezultat, sipas WWF (World Wide Fund for Nature), planeti ynë ka humbur gjysmën e jetës së tij të egër përgjatë 40 viteve të fundit![14] Nuk do të ishte e çuditshme gjithashtu se në sajë të përqendrimit të smogut në atmosferë, kryesisht në metropole, siç është Londra —qytet i cili është, pavarësisht parqeve dhe rreshjeve të mëdha, më i ndotur në Europë (!), për lojërat Olimpike të vitit 2012, të paralajmërohen sportistët për ndotjen e oksigjenit se është në sasi të pa precedenta dhe, ndoshta, përdorimi i maskave në zona të ndryshme, do të ishte një rrugëzgjidhje. Si pasojë e kësaj ndotje, vdesin rreth 29,000 qytetarë në vit, nga probleme kryesisht të frymëmarrjes etj., gjithnjë sipas shifrave qeveritare![15] Atmosfera në Britani, është aq e ndotur, saqë në vigjile të pranverës së vitit 2014, qeveria konservatore shpalli alarm, duke sugjeruar se në zonat Jugore, njerëzit që preken më shumë nga ndotja, duhet të qendrojnë brenda shtëpive.[16]

Lidhja e dioksidit të karbonit me ekosistemin


Sigurisht që qytete të tjerë, që gjenden në zonën e Mesdheut, dhe që u mungon gjelbërimi, siç është Tirana etj., janë shumë më të ndotur se Londra. Pasojat në shëndetin e qytetarëve, por edhe në shërbimet dhe kostot spitalore, janë dhe do të jenë të hatashme. Lidhur me këtë çështje, qoftë edhe samiti i radhës në Durban të Afrikës Jugore, ku morrën pjesë 194 vende, që u mblodh në 28 Nëntor 2011, rreth rinovimit të Traktatit të Klimës dhe Protokollit të vitit 1997, të Kiotos - midis Kinës dhe Indisë, në njërën anë, dhe Japonisë, Kanadasë dhe Rusisë në anën tjetër - prodhoi një pikë të vdekur dhe rrënim të bisedimeve të Kombeve të Bashkuara që, sipas The Independent, pasqyra e botës së karbonizuar në vigjilje të samitit paraqitet si vijon:
Çlirimet e CO2 në 2011 arritën në 33.51 bilion tonë, nga 31.63 bilion që ishte në 2009 - një rritje pothuajse 6 për qind, që besohet se është përqindja më e lartë e prodhuar ndonjëherë brenda një viti. Pasqyra tregon vërshimin e ekonomisë Kineze, që është udhëheqësi më i madh i rritjes, dhe çlirimet e këtij vendi në 2010 janë mbi 8.15 bilion tonë nga 7.46 bilion një vit më parë - një rritje prej 9.3 për qind. Vetëm rritja e 694 bilion tonë zvogëlon emisionet e karbonit të cilin Britania e prodhon në një vit. Kina ka marrë rolin e ndotësit më të madh botëror dhe ajo ende nuk është përzier në ndonjë Traktat detyrues për të ulur emisionet e saj. Ndotësit më të mëdhenj global, sipas radhës, janë: Kina, Amerika dhe India.[17]  

Në fakt, Kina, ndryshe nga Amerika dhe Europa, ka filluar një program për zhvillimin e energjisë së gjelbërt që në vitin 2005.[18] Si pasojë, ajo ka rritur disi sasinë e energjisë së gjelbërt. Por ajo vazhdon të çlirojë sasi të mëdha gazrash. Dhe kjo sepse Kina ka adotuar ideologjinë e kapitalizmit: krahas konkurrencës në nivel ndërkombëtar - ajo ka injektuar ‘konsumerizmin’ në PPB-në e saj. Sepse, siç citon një autor, ‘është konsumerizmi që ka përmbytur atmosferën me CO2: zotërimi konstant dhe shpenzimi, ku 1 dollar i shpenzuar çliron afërsisht 1lb [454 gr] karbon. Po ridamkosim globin, dhe shumë shpejt ne po qorrollepsemi në një formë të vetme të të menduari rreth katastrofave, ku as Zoti as natyra, por njeriu është për t’u akuzuar. Që nga momenti që ajri i ngrohtë mban më shumë avuj uji sesa i ftohti, atmosfera është pothuajse 5% më e lëngët sesa ajo që ishte disa dekada më parë. Kjo hedh zaren e përmbytjeve të mëdha të llojit, befas dhe kaq të gjithë-gjendshme. Amerikanët djegin më shumë karbon për person sesa çdokush tjetër; çfarë mund t’i thuash atëherë një fermeri pakistanez i cili vështron fermën dhe punën e tij të gëlltitet nga furtunat’?[19]
          Natyrisht, autori nuk specifikon se cili ‘njeri’ është për t’u akuzuar: nënklasa apo mbiklasa? Sepse nëse gjykojmë rrjedhën e jetës sociale sot, se përse është ashtu siç është, atëherë ajo pa dyshim është pasojë e elitave. P.sh., nëse lëvizja sociale me makina etj., dhe konsumerizmi është kryesisht pjesë e jetës mondane dhe koncepti bazë i çdo mikro(makro)ekonomie, atëherë këto koncepte janë pjellë e elitave. Edhe nëse dikush shkon thellë në histori dhe studion ardhjen në dritë të makinave dhe Revolucionit Industrial - do të zbulojë shumë shpejt se ishin elitat ato që në emër të “progresit” dhe “përfitimit”, promovuan konsum të shfrenuar. Fundja, Iluminizmi i shekullit 18-të dhe 19-të u mbështet pikërisht mbi zhvillimin industrial.
          Kështu, ndërsa Aristoteli kritikonte bashkëkohësit e tij se zhvillimi i arteve të prodhimit është i kufizuar, pavarësisht popullsisë tejet të vogël në krahasim me kohën e Iluminizmit të fundit, Karl Marksi besonte te zhvillimi i pakufizuar i forcave punëtore dhe i industrisë. Ndërkohë, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një shekull, post-marksistët ende nuk e kanë vrojtuar katastrofën ekologjike dhe nuk kanë treguar ‘shkaktarët’ e vërtetë të saj.[20] Por, shkaku i katastrofës ekologjike nuk është thjesht njeriu, siç argumenton autori më lart, dhe pjesa më e madhe e “ekologjistëve”, por janë të pasurit dhe përqendrimi i pushtetit mbi elitat që kanë krijuar gjendjen e tanishme - sepse me ndarjen e shoqërisë nga pushteti politik (dhe ekonomik) lindi dhe tregu i marketingut dhe ideologjia e rritjes ekonomike, bashkë me konceptet e tjera kundër-produktivë.
          Ndaj, edhe nëse krahasojmë dy situata, d.m.th situatën e dy shekujve të fundit dhe gjithë periudhën pararendëse, që janë disa mijëvjeçarë, është qartë se njeriu nuk ka qenë shkaktar i katastrofave ekologjike. Fundja, njeriu është pjesë e ekosistemit dhe trup i natyrës dhe përbën komponent të pandashëm të saj. Teknologjia që ndikon në rritjen e shkallës së CO2, në anën tjetër, është plus për planetin dhe ajo nuk u zhvillua jashtë pushtetit që zotërojnë elitat. Ndaj, akuza duhet të jetë tejet e matur, me qëllim që dikush mos të mbulojë ‘shkaktarët’ e vërtetë të katastrofës ekologjike.

CFC dhe CO²: elementët kimik që shkatërrojnë ekosistemin ‘nga lartë’ dhe ‘nga poshtë’

Sipas një studimi, në bregdet, njeriu pëson kancer në lëkurë, në qytet, kancer në mushkri.[21] Studimi, sidoqoftë, nuk dëfton shkaqet! Për kencerin e lëkurës shkaku është vrima e ozonit; për mushkritë, ngarkimi i oksigjenit me metale kancerogjene, dioksi karboni etj. Sërish, për vrimën e ozonit shkaku është CFC (chlorofluorocarbon) një përzierje kimike që përdoret për ftohësa (makinash, banesash etj.) që nga fillimi i shekullit të kaluar. Megjithëse përdorimi i CFC është ndaluar dhe sasia e tij në atmosferë është zvogëluar, shtresa e ozonit vazhdon të dëmtohet. Shkurt, shkatërrimi i shtresës së ozonit, e cila pengon rrezet ultraviolet të kalojnë në jetën e planetit, shkaktohet nga përdorimi i lartë i CFC në teknologjinë moderne. Ky përdorim, shkatërron shtresën e ozonit dhe krijon kushtet për shfaqjen e kancereve në lëkurë. Sigurisht, këtu nuk konsiderohet efekti që kanë rrezet ultraviolet mbi bimët, kafshët dhe ujin. Më shkurt, është industria kapitaliste dhe botëkuptimi modern që ka shkaktuar rritjen e përdorimit të CFC-së. Sepse njerëzit, mund të jetojnë edhe pa kondicionerë, edhe pa makina (me kondicionerë) edhe mund të sendërtojnë ftohësa me lëndë kimike që të jenë të padëmshme për ekosistemin nëse metodologji strikte shkencore zbatohen. Sërish, në rritjen e sasisë së CO² ndikon teknologjia moderne (makinat private; industria etj.). Kësisoj, sulmi në ekosistem ushtrohet “nga lartë” dhe “nga poshtë”. ‘Nga lartë’ sepse CFC-ja qëndron në shtresën e ozonit rreth një shekull ndërsa CO² ‘nga poshtë’ qëndron në oksigjen, gjithashtu për një kohë të gjatë. Krahasueshmërisht CFC-ja është më i dëmshëm se CO². Dhe është përdorimi masiv CFC-së përgjatë shekullit të kaluar që ngarkoi ozon-zonën me sasi që ruajnë efektin edhe sot, dhe do të kenë edhe në të ardhmen, për gjeneratat pasardhëse. Dhe është kryesisht zhvillimi industrial perëndimor i shekullit të kaluar që ndikon vendimtarisht në përkeqësimin e situatës.              

Tezat dhe anti-tezat e “eko-shkencës”


Sipas një analize që është kryer mbi abstrakte “shkencorë”, të cilën e citon dhe e kritikon Martin Wolf, komentori i Financial Times, mbi bazën se këta shkencëtarë janë të korruptuar nga parátë dhe fáma, të cilët janë rreth 11, 944, të ri-shikuar me rigorozitet, që janë publikur midis vitit 1991 dhe 2011 dhe shkruajtur nga 29, 083 autorë, konkludojnë se 98.4 për qind e autorëve që morrën një qëndrim, mbështetën se ngrohja globale shkaktohet nga njeriu (antropogjenik), 1.2 për qind e mohuan atë dhe 0.4 për qind ishin të pasigurt.[22] Por, megjithëse Wolf ka të drejtë për “shkencëtarët” e establishmentit, se ata janë të korruptuar dhe flirtojnë me pushtetin, ai ia atribuon problemin djegies së fosileve të dyqind viteve të fundit, dhe harron, ose bën sikur harron, si gjithë komentatorët e tjerë të massmedias perëndimore, se atje ka qenë gjithnjë një elitë me pushtet që ka nxitur dhe ri-prodhuar përdorimin e energjisë së fosileve, për më shumë kapital dhe më shumë pushtet!
          Kështu, ndërsa të parët marrin një qëndrim të volitshëm dhe komod dhe ia atribuojnë krizën gjithë njerëzimit, i dyti, ia atribuon krizën vetëm energjisë së fosileve! Të dyja palët, nuk gacmojnë kapitalizmin e dyqind viteve të fundit. Për t’a zgjidhur këtë problem —gjigand për njerëzimin— Wolf, sugjeron disa masa, siç janë, taksa mbi karbonin, me qëllim që të përputhet me masat që tashmë janë në fuqi; përdorimin e energjisë nukleare, me qëllim që të “shpëtojmë” nga qymyri; standarte për çlirimin e karbonit mbi makinat; deri edhe te manipulimi i një shkalle të madhe të motit nga gjeoinxhinierët! Pa u çuditur masën e manipulimit i njëjti autor e tërheq në një analizë të rradhës.[23] Madje, në një tjetër,[24] ai tërheq edhe taksmin e karbonit, sepse, sipas tij, ajo është pa shpresë. Në fjalë të tjera, ndërsa problemi nuk është shkaktuar nga pushteti, sipas Wolf, dhe tezave që promovohen në massmedian ndërkombëtare, ai duhet të zgjidhet nga pushteti ekzistues!
          Nuk do të ishte e çuditshme që “shkencëtarë” të tjerë, në vazhdën e sugjerimeve të Wolf, propozojnë ndërhyrje në ekosistem për të manipuluar motin.[25] Dhe ata propozojnë pesë ndërhyrje: (1) çadër diellore me 16 miliard disqe qelqor që vedosen në orbit për të pengur rrezet e diellit; (2) plehërim me hekur, një ide që pretendon të hedhin në oqeane limurina hekuri, me qëllim që të stimulojnë çeljen e fitoplanktonëve, duke rritur bio-prodhimin dhe krijimin e një foleje për karbonin e gjelbërt, një proces që mund të absorbojë sasi të mëdha CO2; (3) ferma leshterikësh deti që procedon njëlloj si plehërimi me hekur; (4) administrimi i radiacionit solar; dhe (5) krijimin e vullkanëve artificialë! Ndërkohë “shkencëtarë” të tjerë kanë filluar të eksperimentojnë propozimet e bëra në veri të Britanisë dhe vende të tjerë![26] Në këtë pështjellim të plotë, nuk mungojnë, sigurisht, qasjet e mirëmbajtësve të natyrës, të cilët sugjerojnë përshtatjen e njeriut me ndryshimet klimatike.[27] Të gjitha këto, sigurisht, në kohën kur oligarkët bëjnë ç’është e mundur për të mbuluar shallën e katastrofës. Siç citon një raport: ‘një organizatë sekrete fondesh në SHBA që garanton anonimitet për donatorët bilionerë të saj është kuptuar se ekziston si një operator kryesor në “kundër-lëvizjen” e klimës për të nënvlerësuar shkencën e ngrohjes globale.[28] Paul Krugman, në anën tjetër, nobelist në ekonominë ortodokse, beson, pa fakte, për mos të folur këtu për shkaqet, se masat që kanë marrë qeveritë neoliberale, për të cilat do të flasim në vazhdim, do të shpëtojnë planetin falas![29]   
          Siç duket qartë, “shkencëtarët” e establishmentit kapitalist harrojnë shkaqet e vërtetë të katastrofës ekologjike, të cilët ndërsa nuk fajësojnë përqendrimin e pushtetit në pak duar, kërkojnë që t’a zgjidhin problemin me të njëjtin pushtet dhe me masa që nuk dihet se çfarë do të dëmtojnë dhe shkatërrojnë në jetën e plantetit! Dhe ndërsa katastrofa vazhdon, vjen një raport “shkencor” dhe pohon se “njeriu” është shkaktari kryesor për ngritjen e temperaturës në përqindjen 95%, krahasuar me vitin 1995, që ka qenë 50%.[30] Kjo, në një kohë kur, sipas një studimi,[31] qytetarët amerikan dhe britanik gjënden në errësirë të plotë sa i përket katastrofës ekologjike. Problemi me katasrofën ekologjike, rrjedhimisht, lidhet drejtpërdrejt me njohurinë e zotëruar (problem kognitiv) dhe me konformizmin, dhe nuk është, siç pretendon Krugman, vetëm dëshirë-kotë (wishfull thinking), duke mbështetur qasjen e përgjithshme të “shkencëtarit” politik, Brendan Nyhan.[32]      

Masakra mbi kafshët


Si pasojë e politikave kapitaliste, jeta e kafshëve të egra në nivel global ka rënë thuajse me një të tretën përgjatë 40 viteve të fundit: tigri, udhëheq me një rënie prej 70%, peshku-ton (Northern bluefin tuna/Thunnus thynnus) pothuajse i zhdukur, dhe fBaiji ose Yangtze, një delfin që banon sidomos në lumenjtë e Kinës dhe Azisë është zhdukur krejtësisht.[33] Dhe tigri, siç dihet, përdoret nga klasa e lartë për veshje, sidomos për gratë e pasanikëve. Ndërsa ‘toni’ është në zhdukje, në sajë të kërkesës në rritje të Japonisë etj. Madje, sipas një studimi tjetër,[34] pesë vitet e fundit, shumë specie janë në rrezik të madh për t’u zhdukur përfundimisht nga jeta e planetit. Kjo do të thotë se gjahtarët e “pamëshirshëm”, me qëllim që të fitojnë nga guna e tigrit dhe mishi i tonit, vrasin dhe shkatërrojnë kafshët, meqënse kërkesa nuk mungon.
          Kështu, është kryesisht ‘kërkesa’ shkaktarja e shfarrosjes së tigrit, dhe jo gjahu pa leje. Nëse s’ka kërkesë, s’ka vrasje —ose do të ketë më pak. Dhe ‘kërkesa’ është mekanizmi bazë i kapitalizmit neoliberal. Pingolina, për shembull, një kafshë zvarranike, që jeton në pyje dhe degët e drurëve, një ndër kafshët më ekzotike në botë, është në zhdukje, pikërisht sepse gjuhet, pamëshirshëm dhe në shkelje të hapur të ligjit, për mishin dhe luspat e saj.[35] Delfini, në anën tjetër, u shfaros kryesisht sepse lumenjtë përmbajnë sasi të mëdha toksinash.
          Shkaku, edhe këtu, është ideologjia e rritjes ekonomike (industritë, fuqia blerëse dhe braktisja e zhvillimit të urtësisë mes popujsh). Në fjalë të tjera, është tregu i marketingut (i ndërkombëtarizuar) dhe përqendrimi i pushtetit në pak duar shkaktari përfundimtar për masakrën që ushtrohet mbi kafshët. Ndërsa kafshët janë në zhdukje, biodiversisteti është gjithashtu në zhdukje: ‘në 20 deri 30 vitet e fundit, 85 për qind e rezervave tona [të biodiversitetit] humbën ca ose shumë nga pyjet rrethues, dhe vetëm 2 për qind fituan pyje rrethues’.[36] Gjithashtu, shkencëtarët kanë arritur të dokumentojnë humbjen e 492 specieve në Angli, pjesa më e madhe janë zhdukur që nga fillim-vitet 1800. Informacioni për humbjet e kafshëve, që merren nga studime të ndryshme zbulojnë se: 24% e fluturave, 22% e amfibëve, 15% e delfinëve dhe balenave, 14% e bargurorëve, 12% e gjitarëve tokësor dhe 12% e insekteve guror janë zhdukur nga Anglia.[37] Gjithashtu, në Britani, si pasojë e motit të lagësht që krijohet nga sasia e lartë e dioksidit të karbonit, fluturat janë në zhdukje.[38] Shkurt, me shfaqjen e homo sapiens në tokë, katastrofa ekologjike nuk ka ndaluar. Siç citon Monbiot në një studim, pasi tregon shkatërrimin e bishave tokësore nga njeriu:

Dhe ne ende nuk kemi ndaluar së shkatërruari. Gjuetia pa leje ka reduktuar popullatën e elefantëve të pyllit Afrikan me 65% që nga viti 2002. Rrezja e elefantëve Aziatik —të cilët një herë e një kohe jetonin nga Turqia deri në brigjet e Kinës— është zvogëluar me 97%; rrezet e rinocerontëve të Azisë me rreth 99%. Elefantët shpërndajnë farat e qindra specieve bimore të pyjeve; pa ata këto bimë zhduken nga funksioni i tyre.[39]

Dhe Monbiot, pyet: është kjo gjithçka ne jemi? Një përbindësh zvogëlues që nuk mund të lërë asnjë derë të mbyllur, asnjë vend të fshehur të paprekur, që po shkatërron tashmë bishat e mëdha të detit njëlloj siç shkatërroi bishat e mëdha të tokës? Mund t’a ndalojmë këtë? Mund të përdorim mendjemprehtësinë tonë, e cila për dy milion vjet është kthyer kaq krijuese ndaj shkatërrimit, për të sfiduar historinë tonë evolucionare?[40]

Shkatërrimi i pyjeve dhe i gumave: shkaqet dhe pasojat


Ndërsa ‘gumat dhe koralet e planetit janë të dënuara me vdekje nga tej-peshkimi, ndotja dhe acidifikimi, shkaktuar nga absorbimi i dioksidit të karbonit nga oqeanet’... gumat fillojnë të shkatërrohen kur CO2 atmosferik kalon 450 pjesë për milionë dhe atmosfera jonë tashmë është 396 ppm, dhe emisionet nuk tregojnë ngadalësim.[41] Rritja e shpejtë e CO2 në atmosferë, përmes shpyllëzimit dhe djegies pa kufi, ka çuar globin, sipas një studimi, pas në një epokë që quhet ‘Eocene’ (epoka e tretë gjeologjike e globit që ka ndodhur para 55 deri 40 milionë vjetësh.).[42] Madje, një studim tjetër,[43] tregon se zhdukja e kafshëve nga pyjet, siç është për shembull, majmuni i madh prej pesë tonësh i Bengalit në Amazonë, ngadalëson rritjen e bimëve, sepse mineralet jetik për rritjen e tyre, siç është fosfori, që buron nga jashtëqitjet e kafshëve, mungon. 

Shkatërrimi i peshqve, shpendëve, insekteve dhe akullnajave


Katastrofa mbi jetën e deteve, lumenjëve dhe oqeaneve është më e madhe dhe ajo ka filluar që në vitet 1800 kur, me ngritjen e pushtetit të ri të shtetit modern, ideologjisë së rritjes ekonomike dhe teknologjisë, njerëzit filluan të shkatërronin balenat për vajin që ofronin. Sot, 90 për qind e specieve të deteve që qëndron në majë të ekosistemit të detit të vargut të ushqimit ose grabitqarët më të mëdhenj, siç është toni, merluci, peshku shpatë dhe peshkaqenët janë eliminuar praktikisht ose janë në një situatë kritike. Një studim i publikuar në vitin 2006 në gazetën e Shkencës parashikoi zymtësisht se, nëse shkalla e peshkimit vazhdon kështu, të gjithë peshqit e botës do të jenë rrënuar deri në vitin 2048. Dhe kjo, në kohën kur ‘kapja totale globale e peshqve është 124 milionë tonë metrik - e barabartë me peshën e 378 Ndërtesave të Perandorisë së Shtetit.
          FAO vlerëson se tashmë 80 për qind e 523 specieve e peshqve botëror janë shfrytëzuar komplet, tej-shfrytëzuar ose zhdukur. Thuajse 77 për qind e konsumit botëror vjen nga vendet në zhvillim. 80 për qind e peshqve të kapur në vitin 2006 erdhën nga bota në zhvillim dhe u konsumuan nga bota e pasur. Dhe nëse peshqit shkatërrohen, njëlloj shkatërrohen edhe shpendët që ushqehen me ta. Një shpend i gjinisë Fratercula (Lat. dhe puffins në anglisht), për shembull, shumë i bukur, ndoshta nga krijesat më të bukura të Natyrës, që ngjan shumë e bilbilin e ujit ose peshkatarin, siç njihet, por që jeton kryesisht në Veri të Oqeanit Paqësor, është në shkatërrim e sipër. Arsyeja kryesore e rënies së popullatës, sipas studiuesve, është shkatërrimi i ngjalës së rërës. Temperaturat e ujit më të ngrohtë ndikojnë kohën e prodhimit të ngjalave të rërës që është burimi kryesor i ushqimit të tyre — fitoplanktonit (alga) dhe zooplanktonit (peshkatore të vogla oqeani) — duke e lënë atë jashtë kohës kur ato ushqehen dhe riprodhohen.[44] Insektet, sidomos bleda, po dëmtohet seriozisht, nga sasia e madhe e gazrave të trafikut që gjënden (emetimi i CO²) në atmosferë.[45]
          Në fjalë të tjera, ngritja e temperaturës shkakton efekte valëzore në ekosistem dhe shkatërron jetën e planetit. Nuk do të ishte e çuditshme që përgjithësisht, Arktiku ka humbur rreth 40% të akullit të tij që nga koha e shpërthimit të globalizmit neoliberal, 1980.[46] Por, ‘kërkesa’, luan rol vendimtar për kapjen e peshkut. Dhe kërkesën e krijon më shumë se askush tjetër Perëndimi me tregun modern institucional: tregun e marketingut dhe “demokracinë” përfaqësuese. Kërkesa, në anën tjetër, është rezultat i fuqisë blerëse që e krijon i njëjti kuadër. Kjo është arsyeja që ‘shkaktarët’ kryesorë të masakrës botërore janë vendet perëndimore (eurozona dhe Amerika). P.sh., pavarësisht se situata e oqeaneve dhe deteve është dramatike, Spanja dhe Franca peshkojnë dhe grabisin në vende që janë politikisht të paqëndrueshme, siç është Somalia, që është vendi i vetëm në botë që nuk ka një qeveri të ligjshme.
          Për më shumë, qeveria britanike ndihmon tinëzisht në pengimin e shkatërrimit të peshkut: Siç citon Monbiot në një kritikë: ‘sa herë që dikush ble peshk në Britani, aq herë ai paguan një taksë për të mbështetur një organizatë e cila kundërshton fushata për të ruajtur stoqet e peshkut dhe ekosistemin e detit’. Duke konkluduar: ‘nëse industria e peshkut dëshiron të organizojë një grup intrigash (lobby) për të ndjekur synimet e saj — sado shkatërruesë dhe idioteskë qofshin ato synime — kjo është e drejta e saj, një e drejtë që ajo e ushtron me entuziazëm. Por ajo nuk ka të drejtë te një organizatë intriguese e sanksionuar nga qeveria, që financohet nga një taksë konsumi që thuajse asnjëri nuk e di se e paguanë. Mos ndoshta është koha që këto absurditete të përfundojnë’?[47] Ndërsa merluci në lumenjt dhe bregdetin britanik është shkatërruar thuajse krejtësisht, qeveria britanike, në vend të ndalojë dhe parandalojë shkatërrimin e peshkut, ndihmon në shkatërrimin e tij, me parátë publike! Dhe nëse qeveritë kapitaliste mbulojnë katastrofën ekologjike, flota ushtarake amerikane bën njëlloj: për tre dekada me rradhë hidhte mbetjet në një lagunë të ruajtur dhe të paprekur duke shkelur rregullat mjedisore.[48] Sigurisht, nuk dihet se çfarë bëjnë flotat e tjera ushtarake rreth botës.
           Ana tjetër e katastrofës ekologjike, janë thatësirat që shfaqen në kënde të ndryshme të planetit. Sipas një studimi,[49] ndryshimi i klimës 4 mijë vjet më parë, i cili ndoshta u shkaktua nga dështimi i musonit, e njohur ndryshe si epoka e bronxit, shkaktoi thatësira për dyqind vjet me rradhë dhe zhduku disa civilizime. Për më shumë, disa gjeologë e konsiderojnë epokën në të cilën jetojmë (pas vitit 1950) si epoka antropocene ose epokë njerëzore e re, sepse pas këtij viti, njeriu filloi të shenjojë pashlyeshmërisht gjeologjinë e planetit Tokë, duke treguar një lëvizje te dukshme në balancën e fuqisë nga natyra te njeriu.[50] Kështu, epoka antropocene ka zëvendësuar epokën holocene që ka zgjatur 11,000 vjet. Përgjatë kësaj periudhe, njerëzit jo vetëm që janë rritur në popullsi dhe kanë reduktuar masën tjetër të ekosistemit (pyje etj.) por ata janë përgjegjës për lëvizjen e gurëve dhe tokës, një lëvizje që është dhjetë herë më shumë se fenomenet natyrore, siç janë pllakat tektonike, vullkanët dhe rrëshqitjet e tokës.[51]

Europa dhe kuadri modern dhe post-modern institucional i globalizmit neoliberal: shkaktarët përfundimtar të katastrofës ekologjike


Pesë vitet e fundit, gjermanët kuptuan se kishin shkatërruar jetën e lumenjëve dhe tashmë zbatojnë rregulla strikte që të mos shkojnë në situata barbarizmi si më parë.[52] Sigurisht, duke transferuar një pjesë të mirë industrisë ndotëse në vendet në zhvillim! Tashmë, ata thjesht riciklojnë mbetjet e prodhimeve kapitaliste dhe pastrojnë rregullisht lumenjtë. Komisioni Europian rifitoi marrëveshjen me Cote d’Ivoire kur ky vend po vuante një luftë civile të tmerrshme. Në Angola, ku vdesin miliona njerëz nga uria, Bashkimi Europian firmosi një marrëveshje tjetër, ndërsa elita e Angolës merr 32 milionë dollarë për të lejuar 83 anije të BE-së për të peshkuar ton, karkaleca deti dhe specie të tjera në thellësi të detit, pasanikët e perëndimit pasurohen më shumë. Dhe e vërteta është se atje s’ka peshk të mjaftueshëm për anijet e peshkimit të të gjithë botës, që janë më shumë se 4 milionë (74 për qind e tyre janë rritur në 30 vitet e fundit, periudha neoliberale) që ushqen popullsinë globale në rritje që është më shumë se 7 miliardë.[53] Së fundmi, pranohet ‘institucionalisht’ se reformat që ka ndërmarrë Eurozona nuk e ndalojnë tej-peshkimin.[54] Rrjedhimisht, është Perëndimi me tregun e marketingut dhe krijimi i oligarkive (fuqia blerëse), sidomos me ngritjen e globalizmit neoliberal, që po shkatërron dhe kërcënon seriozisht jetën e planetit.

Sulmi mbi të varfërit

Sidoqoftë, principi edhe këtu është se, sa më e madhe shkalla e desintegrimit shoqëror nga natyra dhe dobitë që ofron ajo në jetën dhe vlerat e njeriut (urtësi etj.), aq më i madh është problemi për një shoqëri (Perëndimi). Dhe, sa më e madhe shkalla e varësisë së një shoqërie nga pushteti i një elite, aq më i madh është problemi për një shoqëri (Kina etj.). Për shembull, vdekjet nga ndotja e jashtme paraqiten si vijon:



Siç duket qartë vendet e industrializuara janë në krye të listës. Pavarësisht se elitat kontribuojnë më shumë se të varfrit në rritjen e CO2 dhe në katastrofën ekologjike, të varfrit sërish paguajnë më shumë për to - qoftë kur shkatërrohen prodhimet në arë, qoftë në taksat e një qeverie qoftë edhe në vdekje. Gjithashtu, edhe kur shpëtohen bankat, pavarësisht se drejtorët e këtyre të fundit shijojnë udhëtimet me ‘jet plane’ etj., në kënde të ndryshme të botës dhe kontribuojnë në mënyrë analoge në çlirimin e CO2, sërish të varfrit paguajnë. Kështu, problemi me “ekologjistët” që promovohen dendur në massmedia është se ata e marrin si të mirëqenë sistemin socio-ekonomik që është themeluar në Perëndim - që tashmë, me pushtimin e Lindjes së Mesme dhe gradualisht Afrikës, në kuadër të globalizmit neoliberal, është bërë një dukuri botërore. Për më shumë, si pasojë e ngritjes së temperaturës, vendet e varfra si Shqipëria, ose pjesa më e madhe e vendeve të Mesdheut, do të ndikohen më shumë, pavarësisht se shkaktarët e vërtetë janë vendet e zhvilluara.[55] - sepse këto vende nuk kanë krijuar ende struktura zjarrfikësish.
          Këtë dukuri e pamë edhe në Greqi përgjatë vitit 2010-11, kur qeveria greke e kishte të pamundur që të përballonte katastrofat që përfshiu vendin. Natyrisht, elita atje fajësoi grupe të caktuara kriminale (shqiptarë, turq etj.), ngritjen e temperaturës apo edhe mungesën e shërbimeve zjarrfikëse. Atje vazhdon e njëjta gjendje, pavarësisht se pyjet janë në reduktim. Në Shqipëri, në anën tjetër, situata është më dramatike: pyjet jo vetëm që vuajnë nga flakët e verës, por edhe nga erozioni. Asnjë përpjekje serioze nuk është bërë nga qeveritë për të krijuar një hartë të detajuar se në cilën gjendje janë pyjet tona. Strukturë zjarrfikësish nuk ka fare. Në situatën ekonomike që është vendi ynë (mos më keq), dhe orientimin politik që ka marrë në mënyrë mediokre klasa politike në Shqipëri (BE dhe globalizmin neoliberal) nuk ka asnjë shpresë për zhvillimin e këtyre sektorëve. Pasojat, rrjedhimisht, do të jenë katastrofike.

Masakra e të pasurve mbi të varfërit


Kriza ekologjike nuk është shkaktuar as nga “shoqëria civile” globale, as nuk ndikon gjithkënd njëlloj. Përkundrazi, sipas një informacioni të Bankës Botërore, 37% e më të varfërve të popullatës botërore, është përgjegjëse vetëm për 7% të çlirimit të dioksidit të karbonit, ndërsa 15% e popullatës botërore që jeton në vendet e pasura, është përgjegjëse për gjysmën e këtyre çlirimeve që nuk është aspak e çuditshme, natyrisht, nëse dikush merr në konsideratë se energjia e përdorur për person (per capita) në vendet me të ardhura të larta është sot më shumë se 10 herë më e lartë sesa ajo e vendeve me të ardhura të ulëta.[56] Emetimet ndryshojnë nga një vend në një tjetër. P.sh., vendet e OECD, mesatarisht, përdorin 160 kg naftë për çdo $1,000 për PBB (matur në paritetin e fuqisë blerëse). Por, në Zvicrën e energjisë efiçente, energjia e përdorur është vetëm 100 kg për $1,000 të PBB-së, dhe në Danimarkë është 110 kg, krahasuar me 190 kg në SHBA. Mesatarisht, vendet e pasura çlirojnë 2.3 kg CO2 për çdo kg nafte për njësi energjitike.[57]

Energjia teknologjike, katastrofa e kompanive naftë-nxjerrëse dhe ekosistemi


Pika më e nxehtë lidhur me rrënimin socio-ekologjik qëndron tek energjia teknologjike (naftë etj.),  sepse “kërkesa është në rritje dhe prodhimi në zbritje’.[58] Nuk do të ishte e çuditshme që kompanitë private, në sektorin e energjitikës në Britani të bëhen më të pasura, pasi eleminojnë vdekjet![59] Edhe këtu, arsyeja kryesore se përse kompanitë private bëhen më të pasura është se, kontrolli i publikut mbi kompanitë energjitike, të cilat janë privatizuar dhe kapitalin e vjelin nga varfëria e njerëzve, është shumë i dobët.[60] Kështu, ‘mbështetja globale në energji të parinovueshme ose energji fosilesh si p.sh., qymyr, naftë dhe gaz natyral, mbetet burimi i më shumë se 80% për të gjithë kërkesën kryesore energjitike, ku energjia nukleare përbën vetëm 6%. Ndërkohë, energjitë e rinovueshme janë burimet e së ardhmes, por mbeten të varura nga subvencionet, rregullimet dhe [demokracitë]. Ato ende furnizojnë më pak se 2% të nevojave globale - një figurë që do të rritet në shifrën më optimiste, në 7% pas vitit 2035’.[61]
      Kompanitë naftë-nxjerrëse, siç është BP etj., pasi manipulojnë me çmimin dhe cilësinë e naftës anë e mbanë botës (kartele, truste etj.), shkaktojnë katastrofa serioze në mjedis. Problemi edhe këtu është se ata nuk dinë se si të pastrojnë mbetjet që krijojnë kur krijojnë katastrofa si ajo e “Deepwater Horizon”, e cila shpërtheu në Golfin e Meksikës, pas një sërë shpërthimesh të së njëjtës forcë shkatërruese si në të kaluarën.[62] Ngritja e nivelit të ujit në dete dhe oqeane, në anën tjetër, që shkaktohet nga shkrirja e akujve, shkrirja e të cilëve shkaktohet nga ngirtja e temperaurës së përgjithshme të globit, mund të shkaktojë, sipas një studimi,[63] përmbytje të mëdha kryesisht në katër qytete deri në vitin 2050: Majami, Nju Jork dhe Nju Orleani në Amerikë, dhe Guanzhu në Kinë. Vetëm mbrojtja e brigjeve të këtyre qyteteve mund të kushtojë më shumë se një trilion dollarë! Në Europë, Marseja, Napoli dhe Athina janë gjithashtu në rrezik! Vlerësohet se Mesdheu do të ketë një klimë shumë të nxehtë dhe temperaturat e larta do të prekin edhe vendet perëndimore që sot konsiderohen të freskëta. Shkretëtirëzimi, rrjedhimisht, i vendeve me klimë të përshtatshme prodhuese, bëhet i pashmangshëm.

Lëndët plastike, inefektiviteti i antibiotikëve dhe pamjaftueshmëria e prodhimit global


Kështu, ndryshe nga konsumatorët, të cilët burgosen nëse kryejnë ndonjë vjedhje, BP pagoi 7.8 bilionë dollarë si dënim ndaj katastrofës që krijoi dhe, nëse arrihet në përfundimin se është shkaktare e pakujdesisë, që është e dënueshme (gross negligence), ajo do të paguajë $17 bilionë, por jo burg![64] Për më shumë, ‘lëndët plastike lundruese’ që prodhohen nga industritë globale, siç u dokumentuan në oqeanin Atlantik Verior,[65] janë një shkatërrim tjetër i burimeve planetare, duke shkaktuar shfarosje të peshqve dhe të jetës së planetit në përgjithësi. Për më shumë, lëndët plastike, pasi copëtohen në thërrmija mikroskopike dhe (shpë)lahen në ujërat e zeza, përdoren qëllimshëm nga manifaktura perëndimore dy dekadat e fundit në më shumë se 100 produkte (kosmetikë etj.), një proces që kalon në zinxhirin e ushqimit të njerëzve dhe kafshëve.[66] Si pasojë, epoka e mjekësisë së sigurt, ku antibiotikët luanin një rol vendimtar në kurimin e sëmundjeve infektive është drejt fundit të saj, sipas paralajmërimit të Organizatës Botërore të Shëndetit.[67] Kjo ndodh në kohën kur energjia e rinovueshme —që promovohet nga elitat dhe ekologjistët e gjelbër (çirakët e BE-së), me kuadrin institucional të modernitetit dhe dinamikat e tij, nuk garanton aspak qëndrueshmëri socio-ekonomike. Siç thekson një studim tjetër, i cili, për të shpëtuar njerëzimi nga katastrofa që i kanoset, propozon Rrugën më të Thjeshtë: niveli i lartë i prodhimit dhe i konsumit që kanë shoqëritë kapitaliste dhe, rrjedhimisht, energjia e nevojshme, nuk mund të ofrojnë stabilitet politiko-ekonomik përmes energjisë së gjelbër.[68] Nëse gjykojmë nga kërkesa globale për të mira materiale, që është dyfishuar përgjatë periudhës 1966-2007 (neoliberalizëm), e cila është e barabartë me një planet e gjysmë, lidhur me aftësinë prodhuese të planetit, ku sërish protagonistë janë bulimikët e perëndimit, atëherë, situata lë pak për të dëshiruar.
Kështu, vetëm Emiratet e Bashkuara, Katari, Danimarka, Belgjika, SHBA, Estonia, Kanadaja, Australia, Kuvajti dhe Irlanda, plus 40 shtetet e Organizmit së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (OBEZH), janë përgjegjëse për dëmtimin e 40% të resurseve globale![69] Siç e tregon autori i cituar më lart: nëse 9 miliardë njerëz rrisin “standardet e jetesës”, vendet e pasura do të japin në vitin 2070 3% çdo vit të rritjes ekonomike, atëherë prodhimi ekonomik total i botës do të jetë 60 herë më shumë se sa është tani.[70]
Në anën tjetër, nëse rritja ekonomike ulet, ‘kostua e kufizimit të rritjes së temperatures botërore në 2C do të jetë, sipas një studimi, 1.5 për qind të prodhimit botëror, nëse veprimet e duhur janë marrë. Kjo është gjysma e një viti të rritjes ekonomike botërore’.[71] Kjo masë, për më shumë, nënkupton deflacion të kontrolluar, gjithashtu dhe mjerim të mëtejshëm të popujve. Ndaj, propozimi i “Rrugës së Thjeshtë” nuk mund të realizohet brenda sistemit aktual, d.m.th brenda një sistemi ku shoqëria është e ndarë nga pushteti. Dhe kjo, sepse, çdolloj “ndarje” çon pashmangshmërisht në situatën në të cilën ndodhemi tani, përveç, natyrisht, nëse elitat kapitaliste imponojnë masa shumë të rrepta mbi popujt, për mos të thënë, diktaturë.

Popozimi i neoliberalëve për reduktimin e çlirimit të dioksidit të karbonit


Kjo është shumë e mundur, nëse gjykojmë nga masat që propozojnë euro-strumbullarët e Bashkimit Europian (Merkel etj.), pasi vetëm përmes një unioni të tillë korporatat do të ruajnë, megjithëse shumë më të vogla, sërish fitimet dhe privilegjet. Kështu, kriza ekologjike është pasojë e “ekonomisë zhvillimore” që e krijon pashmangshmërisht dinamika e ekonomisë së marketingut. Qoftë përqendrimi urban që çon në qytetet monstruoze, qoftë ekonomia zhvillimore që është shkaku kryesor për përqendrimin ekonomik dhe shoqërinë konsumatore, janë pasojë e kësaj dinamike.[72] Kundrejt të gjitha këtyre masakrave, elitat politike kanë gjetur së fundmi një rrugë të re për të hequr fajin e përgjegjësisë nga shkaktarët kryesor: ‘nga sistemi i ekonomisë së marketingut dhe fëmijën e tij, ideologjisë së rritjes ekonomike dhe mënyrën përkatëse të të jetuarit!
          Kështu, jo vetëm që ata kanë krijuar tregje karboni, gjoja për t’u përballur me problemin e emisioneve të karbonit në nivel vendor (BE-ja për shembull prezantoi një skemë tregëtie për karbonin e cila rregullon çdo vend për kufizimet e karbonit, dhe shpërblen ndërmarrjet individuale që gjejnë rrugë përfituese për minimizimin e emisioneve të karbonit) dhe tani janë në planifikim për të krijuar skema të njëjta në nivel individual, përmes tregëtimit personal të karbonit që është propozuar nga gërmuqët e politikës profesionale, siç është David Miliband, që shumë shpejt do të vendoset në praktikë. Sipas skemës, çdo Qeveri do të caktojë një “buxhet karboni” me qëllim që të shpërndajë te çdonjëri mbi moshën 18 – një numër prej 64 milionë njerëzish – të njëjtin numër krediti, si fillim duke i lejuar ata për të çliruar pesë tonë karbon në vit. Ndërsa bizneset do të marrin 60 për qind të kekut të karbonit, 40 për qind do të shkojë te konsumatorët —çlirimi’ gazit që shkakton efektin e serës i të cilëve është përgjegjës për 44 për qind të prodhimit total të Britanisë. Blerjet që përfshihen në këtë skemë do të përfshijnë sipas gjasave edhe naftën, biletat e fluturimeve ajrore, faturat dhe energjisë së ngrohjes. Në këtë mënyrë, grupet me të ardhura të ulëta (siç janë vendet me çlirime të ulëta në Afrikë, të cilët mund të shesin kreditet e tyre te SHBA-të) do të shesin kreditet e tyre te grupet me të ardhura të larta, me qëllim që vendet e pasura, dhe tashmë edhe individët, të vazhdojnë mënyrën e tyre të të jetuarit, në dëm të të tjerëve’![73]
          Pa u çuditur, të njëjtën politikë adoptoi së fundmi edhe Kina![74] Por, edhe kjo skemë, d.m.th detyrimi i ndërmarrjeve për të braktisur lëndët fosile dhe zëvendësimin e tyre me lëndë alternative më pak të dëmshme, dështoi në nivel europian, pasi parlamenti Europian votoi (në 15 prill 2013) kundër propozimit që synonte përmbysjen e rënies së çmimit të karbonit që rezultoi nga tepërica e lejeve në sistemin tregëtar të emisioneve (ETS).[75] Dhe kjo, sepse pushteti i madh i korporatave, presioni dhe intrigat (lobbying) që imponohen mbi politikanët profesionistë, dominon çdolloj vullneti politik. Dhe kjo, në kohën kur një studim i fundit,[76] vë alarmin për jetën e planetit, se atje do të ndodhë një rënie dramatike e specieve dhe bimëve globale në këtë shekull nëse bota vazhdon të zvarrisë masat për reduktimin e çlirimit të dioksidit të karbonit. Për më shumë, një studim tjetër tregon se ngritja e temperaturës rrit konfliktet midis individëve dhe shoqërive,[77] ndërsa grimcat e oksigjenit të ndotur shkaktojnë gjithë efektet e tjetër (kancer etj.) në organizmin e njeriut.
          Shkurt, ngrohja e planetit, do të shkaktojë, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara,[78] ndoshta më i ploti që është ndërmarr ndonjë herë,  probleme serioze në prodhimin e drithërave, me rënie prej 2% për çdo dekadë, përmbytje të sistemeve bregdetare dhe zonave të ulëta, do të dëmtojë ekonominë globale (nga 71.8 trilion që ishte PBB-ja në vitin 2012, ajo do të zvogëlohet me 2% çdo dekadë, d.m.th. 1.4 trilionë dollarë më pak), do të përkeqësojë shëndetin e njerëzve, sigurinë e njerëzve, ujin e freskët dhe peisazhet e veçantë. Modele të besueshëm ekonomik sugjerojnë se humbja agregate (e përgjithshme) të prodhimit botëror deri në vitin 2030, nën variantin e karbonit të ulët, do të jetë e barabartë me një mungesë një vjeçare në rritjen ekonomike ndërkohë që kostot e krizës fianciare do të jenë me siguri shumë të mëdha.[79]

Minimi i rezistencave popullore nga qeveritë, ndërmarrjet e industrisë energjitike dhe lëvizjet e “gjelbërta”


Dihet tashmë se qeveritë sajuan ndërmarrjet kapitaliste dhe nga ato kërkohet zgjidhja. Por, ato, në vend që të frenojnë ndotësit privatë, i shpëtojnë ata. Dhe kjo, sepse ata janë ortakë dhe ndajnë fitimet. Siç citon një autore amerikane:

Ndërmarrjet e bazuara në energji fosilesh janë zotuar për më shumë se një dekadë se do të përdorin përfitimet e tyre për të na larguar nga energjia e pistë. Madje BP e ka paraqitur veten sikur qendron “Përtej Naftës” — vetëm se ka larguar energjitë e ripërtëritshme dhe ka dyfishuar energjitë më të pista fosile...herët në vitin 1980 ligji ishte një princip udhëheqës për mjedisin në Amerikën Veriore dhe principi nuk është zhdukur tërësisht — kjo është arsyeja se përse Exxon dhe BP u detyruan të merrnin pjesë të mëdha dhe llogaritë pas katastrofave të Valdez dhe Deepwater Horizon. Por që nga koha kur fondamentalizmi i tregut mori formë në vitin 1990, rregullimet direkte dhe penalitete mbi ndotësit janë zëvendësuar nga forca për të krijuar mekanizma tregëtar dhe nisma të vullnetshme për të minimizuar ndikimin e veprimeve mjedisore mbi korporatat. Kur bëhet fjalë për ndryshimin e klimës, rezultati i të ashtuquajturës zgjidhje win-win kanë qenë humbje të dyfishta: emisionet serrë janë në rritje dhe bështetja për çdo formë veprimtarie për klimën është në rënie, kryesisht sepse politikat perceptohen – me të drejtë – si kosto që kalojnë mbi konsumatorët tashmë të mbingarkuar ndërsa lënë ndotësit e mëdhenj të shkëputur. Është kultura e sakrificës së njëanshme e cila duhet të ndalojë — dhe Rockfeller-ët, në mënyrë të çuditshme, tregojnë rrugën. Pjesë të mëdha të trustit Standart Oil, perandoria e John D Rockefeller e bashëthemeluar në vitin 1870, u zhvillua në Exxon Mobil. Në vitin 2008 dhe 2012, Exxon fitoi rreth 45 trilion dollarë, i cili është fitimi më i lartë që ka ndodhur ndonjë herë në SHBA për një ndërmarrje të vetme. Derivatë të tjerë të Standart Oil përfshin Chevron dhe Amoco, të cilët më vonë u shkrin në BP. Përfitimet astronomike që këto ndërmarrje dhe togat e tjera që vazhdojnë të fitojnë nga gërmimet dhe diegiet e energjisë fosile nuk mund të vazhdojnë të hemoragojnë në kursimet e qytetarëve të zakonshëm. Në vend të kësaj, ato duhet të vilen për të parashtruar teknologjinë e pastër dhe infrastrukturën  që do të na lejojë për të lëvizur përtej këtyre burimeve të rrezikshme energjitike, dhe gjithashtu të na ndihmojë për t’u adaptuar në motin e rëndë në të cilin tashmë jemi mbyllur brenda.[80]
Dhe kjo lidhje e ngushtë, midis qeverive dhe ndërmarrjeve të industrisë energjitike, gjëndet në çdo vend që fiton nga ky sektor. Por atje është krijuar edhe një lidhje tetër: midis ndërmarrjeve dhe lëvizjeve të “gjelbërta”. Siç analizon e njëjta autore:
Grupet e gjelbërt bëjnë male me pará çdo vit duke premtuar se fondet që ata mbledhin do të shpenzohen në punë të cilat do të përpiqen të parandalojnë ngrohjen katastrofike botërore. Por ndërmarrjet e energjive fosile po bëjnë ç’është e mundur që t’a bëjnë katastrofën të pashmangshme…grupet e gjelbërt duan të sigurohen absolutisht se parátë që kanë grumbulluar në emër të shpëtimit të plantetit nuk janë investuar në ndërmarrjet modeli biznesor i të cilave kërkon gatim planetar, dhe të cilat kanë sabotur të gjitha përjekjet serioze për më shumë se dy dekada...Ndoshta kjo nuk duhet të vinte si një çudi e plotë, meqënse disa nga organizatat më të fuqishme mjedisore janë sjellë për një kohë të gjatë sikur ata kishin një interes në industrinë e naftës dhe gazit. Ndërmarrjet e industrisë mbytën lëvizjet e klimës: tregëtimi i karbonit, zhvendosja nga karboni, gazi natyral si një “energji urë”—, ishin politika që krijuan iluzionin e progresit ndërsa lejonin ndërmarrjet e energjisë fosile të gërmonin, shponin dhe minonin nëntokën me bollëk. Ne e dinim gjithnjë se grupet që përpiqeshin më shumë për këto zgjedhje të gabuara merrnin donacione nga, dhe formuan partneritete korporative me, ndotësit e mëdhenj. Dhe kjo na u shpjegua si një përpjekje për angazhime konstruktive – duke përdorur fuqinë e tregut për të rregulluar dështimet e tregut. Tani na del se disa nga këto grupe janë vërtetë bashkë-pronarë të industrisë duke shkaktuar krizën të cilën ata po mundohen t’a zgjidhin.[81]  
Në këtë situatë, ‘massmedia paraqet ngjarjet e individëve, duke parapëlqyer spektaklet, por ajo shpërnjeh çështjet afatgjatë siç është ngrohja e planetit, e cila na kërcënon më shumë se gjithçka tjetër’.[82] Dhe meqënse politikanët profesionistë nuk krijojnë aleancë me popujt përkatës, por veç kapitalin dhe E/M, do të jetë dinamika e tregut që do të përcaktojë fatin e dioksidit të karbonit dhe jetës së plantit. Në fjalë të tjera, për të zbutur katastrofën ekologjike dhe shpëtuar sadopak jetën e planetit, elitat do të imponojnë për shumë vjet politika deflacioniste, me qëllim që të ulin konsumin mbi shtresat e ulëta, dhe rrjedhimisht, të ulin paksa emetimet e CO², por jo kapitalin (fuqinë blerëse), luksin dhe privilegjet e tyre.

Përfundimi i të gjitha këtyre, është se bota, me tregun e marketingut që ka themeluar dhe pushtetin ekonomik dhe politik që ka përqendruar, jo vetëm që legjitimon luftën e përhershme midis popujsh,[83] por ajo s’ka asnjë shpresë për të shpëtuar nga katastrofa më të mëdha ekologjike. Dhe këtë situatë nuk e shpëtojnë superfuqitë, siç është SHBA dhe Kina, ndotësit më të mëdhenj të planetit, me Amerikën shkataren kryesore të katastrofës, e cila, tashmë dominohet nga republikanët, shumica e të cilëve besojnë se ndryshimi i klimës është mashtrim,[84] dhe masat teknike që propozojnë “ekologjistët” me teknologjinë e gjelbër etj., të cilët, fundja, e shohin teknologjinë e gjelbër si një rast të volitshëm për të përfituar. Edhe shembujt e individëve që nuk blejnë makina dhe lëvizin me biçikleta etj., nuk mjaftojnë për zgjidhjen e problemit. Problemi duhet të zgjidhet një herë dhe përgjithmonë. Njerëzimi s’ka kohë, në situatën në të cilën gjendet, të eksperimentojë me tekat dhe interesat e një pakice njerëzish që banojnë kryesisht në metropole dhe gëzojnë luks ndërsa nuk zhvillojnë asnjë virtyt. Parashikimet janë të zymta, dhe nëse aktivistët seriozë nuk e kuptojnë situatën, njerëzimi ka shumë pak mundësi për t’i shpëtuar vetë-shkatërrimit. Këtu nuk është vendi që të citojmë çdo parashikim. Vendet si Shqipëria kanë shumë mundësi që katastrofën ekologjike ta shmangin. Një propozim konkret tashmë është bërë në vend tjetër për sektorin e energjitikës,[85] transportit, institucioneve sociale, dhe ekosistemit.[86] Bashkë me energjitikën, janë propozuar në kapitujt e tjerë, në detaje, zgjidhje konkrete, për të gjithë sektorët e ekonomisë. Por kjo kërkon njerëz të mirë-informuar, dhe në Shqipëri nuk gjen të tillë —ose gjen shumë pak, pasi edhe studimet mungojnë dhe censura lulëzon. Kësaj i thonë edhe dhi e zgjebosur edhe bisht përpjetë...

*Ky studim është shkëputur nga një studim më i gjerë, i cili përqendrohet te kriza shumë dimensionale që ka pllakosur botën: politike, ekonomike, sociale dhe ekologjike, me titull, “Kriza shumë dimensionale”, dhe që është shkëptur nga libri, “Revolucion për demokraci gjithëpërfshirëse dhe Fronetike”, Dudaj 2013.





[1] Climate change deniers have grasped that markets can't fix the climate, Seumas Milne, The Guardian, 20 February 2014.

[2] A Legal Duty to Maximise Greenhouse Gases, George Monbiot, The Guardian, June 26, 2014.


[3] ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ, Ο μύθος του μονόδρόμου και o ρόλος των τοπικών κοινωνιών στην έξοδο από την κρίση, Ομιλία στη Κέρκυρα (26/5/2010), f, 5.
[4] The Economics of Ecosystem and Biodiversity. Report, December 2009, pdf.
[5] Act now or species will be lost, environment groups warn, The Observer, 5 Aug 2012.
[6] Paleoclimate. Chapter 6, nga autorë të ndryhëm, p, 4, pdf.
[7] Myths on the Ecological Crisis, TAKIS FOTOPOULOS, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 3, No. 2 (April 2007).
[8] A climate fix would ruin investors, Martin Wolf, FT, June 17, 2014.
[9] Green growth is a worthwhile goal, Martin Wolf, Financial Times, November 26, 2013.
[10] The risks of climate disaster demand straight talking, Financial Times, August 2012,.
[11] Extreme heatwaves are predicted as the new normal for British summers by 2040, The Independent, 15 August 2013.
[12] Heatwaves are proof of global warming, says Nasa scientist, The Independent, 05 August 2012.
[13] US and China leaders in 'historic' greenhouse gas emissions pledge, BBC, 12 November 2014.
[14] Earth has lost half of its wildlife in the past 40 years, says WWF, The Guardian, 30 September 2014.
[15] Air pollution: should it stop you exercising? The Guardian, 5 Aug 2012.
[16] UK smog alert: vulnerable people advised to stay indoors, The Guardian, 2 April 2014.
[17] Deadlock looms over CO2 cuts as Durban summit begins, Michael McCarthy, 26 November 2011, The Independent.
[18] Climate calamity averted: New renewable rivalry between the US and China, RT, June 16, 2014.
[19] Natural disasters? The Guardian, Sat 2 Apr. In this article, one can find a summery of world’s disasters during the year of 2010, up to this date.   
[20] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Drejt orientimit ekologjik të shoqërisë.
[21] New UK health atlas shows greatest lung cancer risk in big cities, The Independent, 25 April 2014.
[22] Global inaction shows that the climate sceptics have already won, Martin Wolf, Financial Times, May 21, 2013.
[23] Green growth is a worthwhile goal, Martin Wolf, Financial Times, November 26, 2013.
[24] Climate sceptics are losing their grip, Martin Wolf, FT, July 8, 2014.
[25] 5 ways to hack the planet, The Guardian, 12 September 2013.
[26] Let's play God: The scientific experiments that might save the world (or destroy it...), The Independent, 20 October 2013.
[27] Loss Adjustment, George Monbiot, The Guardian, 1st April 2014.
[28] Billionaires secretly fund attacks on climate science, The Independent, 24 January 2013.
[29] Errors and emissions, New York Times, Sept. 18, 2014.
[30] Scientists are 95% certain humans are responsible for climate change, The Independent, 27 September 2013.

[31] Are We Bothered? George Monbiot, The Guardian, 9th May 2014.

[32] Beliefs, Facts and Money, Paul Krugman, N.Y. Times, JULY 6, 2014.
[33] Death on Earth: how the world's wildlife vanished, The Independent, 15 May 2012.
[34] Save our skins, The Independent, 25 August 2013.
[35] The most illegally traded animal in the world is one you've never heard of, The Independent, 14 March 2014.
[36] Rainforest wildlife havens on brink of collapse, Steve Connor, The Independent, 27 July 2012.
[37] Lost Life: England’s lost and threatened species, p, 5, pdf.
[38] Britain's butterflies in trouble due to wet weather, The Independent, 28 June 2012.
[39] Destroyer of worlds, George Monbiot, The Guardian, March 24, 2014.
[40] Po aty.
[41] Are Coral Reefs really doomed? The Independent, 31 July 2012. 
[42] Palm trees and forests? A new future for the Antarctic, The Independent, 02 August 2012.
[43] How extinction of five-tonne sloths slows up growth along the Amazon, The Independent, 11 August 2013.
[44] Nature’s biggest treasure hunt, BBC, 10 September 2013.
[45] Revealed: traffic fumes are confusing bees in their hunt for food, The Independent, 03 October 2013. The global economic value of the pollination of flowering crops - such as fruit trees and oilseed rape - by bees and other insects is estimated to be £135 billion a year.
[46] How fast is Arctic sea ice melting? The Guardian, 18 September 2013.
[47] The stealth tax that says to hell with North Sea cod stocks, George Monbiot, 25 November 2013.
[48] World’s most pristine waters are polluted by US Navy human waste, The Independent, 15 March 2014.
[49] How climate change ended world’s first great civilisations, The Independent, 03 March 2014.
[50] The age of Anthropocene: Was 1950 the year human activity began to leave an indelible mark on the geology of Earth? The Independent, 04 May 2014.
[51] Po aty.
[52] Si u pastruan lumenjtë gjermanë, DW, 10, 08, 2013.
[53] Një pjesë e informacionit është marrë nga Ocean Sentry, Overfishing: oceans are drying, që është një faqe me rezidencë në Spanjë, vetëm se ‘shkakun’ e katastrofës, edhe këtu, nuk e identifikojnë!
[54]  Reforms ‘will not stop overfishing’, The Independent, 12, June 2012.
[55] EU warns of global climate chaos, The Guardian, 11/1/2007.
[56] Myths on the Ecological Crisis, TAKIS FOTOPOULOS, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 3, No. 2 (April 2007).
[57] How to create the model economy: lessons from global winners, The Guardian, 26 September 2012.
[58] Shih Ylli Përmeti, Megaprojektet dhe Energjia Teknologjike.
[59] The cold claims lives while energy companies get rich, The Guardian, Mon 27 Dec 2010. In this article, The Guardian criticises the conservative party of deregulating further the economy of Britain, via privatization and liberalization, based to a study: Fixing Fuel Poverty, made by Brenda Boardman.
[60] Po aty.
[61] How shale gas will transform the markets, Finacial Times, May 8 2011. [A] survey published last month by the US Energy Information Administration, set out, for the first time, estimates of the volumes of technically recoverable shale gas in 32 countries. Shale is natural gas trapped in rock, and removed by hydraulic fracturing techniques. Once thought too costly, it has of late begun to transform the American energy scene. Production has risen 12-fold in the past decade, and it now supplies almost a quarter of US gas needs. Once a major importer, the country is today self-sufficient in gas. Some now talk of exports...Shale gas can be controversial. Carbon emissions are higher than for conventional natural gas, and several small-scale projects in Europe are held up by environmental concerns. But high energy prices and political uncertainty in the Middle East could now spur many of the world’s energy importers to exploit these new, indigenous gas supplies. What has happened in America could also happen elsewhere. Specialist US firms are looking at opportunities in China, and the development of shale gas there could pre-empt the huge imports of both oil and gas that have been widely predicted.
[62] Ten Things You Need (But Don't Want) To Know About the BP Oil Spill, Global Research, May 29, 2010. In this analysis, the author explains in full detail the unstoppable disasters caused by oil companies.
[63] Coastal city flooding ‘could cost more than £600bn a year’, The Independent, 19 August 2013.
[64] US to continue legal battle with BP, The Guardian, March 4 2012.
[65] Widespread Floating Plastic Debris Found in the Western North Atlantic Ocean, ScienceDaily, (Aug. 19, 2010).
[66] Exclusive: Tiny plastic timebomb - the pollutants in our cosmetics, The Independent, 18 May 2014.

[67] Health chief warns: age of safe medicine is ending, The Independent, 16 March 2012.

[68] RENEWABLE ENERGY CANNOT SUSTAIN A CONSUMER SOCIETY, Ted Trainer, Synthesis/Regeneration, (Springer 2007). Gjithashtu, Renewable Energy: No Solution for Consumer Society, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, vol.3, no.1, (January 2007), TED TRAINER.
[69] Καταναλώνουμε ενάμιση πλανήτη! Eleftherotypia, 14, 10, 20010.
[70] Nga referenca ‘102’. (Theksi në origjinal)
[71] Green growth is a worthwhile goal, Martin Wolf, Financial Times, November 26, 2013.
[72] Referenca ‘86’, f, 32.
[73] The Ecological crisis as part of the present multi-dimensional crisis and Inclusive Democracy, TAKIS FOTOPOULOS, (Lecture at Torino Univercity, Italy, 1 April 2008).
[74] China in carbon trading experiment, BBC, 18 June 2013.
[75] Europe’s climate chief vows to fight on to save emissions trading scheme, The Guardian, 17 April 2013.
[76] Life on Earth under threat from CO2 levels, say scientists, The Independent, 12 May 2013.
[77] Fewer resources, greater stress, more disasters, more violence: Climate change linked to conflict among people and societies, The Independent, 01 August 2013.
[78] Official prophecy of doom: Global warming will cause widespread conflict, displace millions of people and devastate the global economy, The Independent, 18 March 2014.
[79] Clean growth is a safe bet in the climate casino, Martin Wolf, FT, September 23, 2014.
[80] Climate change: how to make the big polluters really pay, Naomi Klein, The Guardian, 17 October 2014.
[81] The giants of the green world that profit from the planet's destruction, Naomi Klein, The Guardian, 3 May 2013.
[82] Climate change show and tell, Le Monde Diplomatique, November 2014.
[83] Shih për shumë rreth luftës së përhershme, Ylli Përmeti, Pushteti, lufta e përhershme e elitave dhe islamofobia.

[84] Republican midterm victory bodes ill for warming planet, Martin Wolf, November 11, 2014.

[85] Shih Ylli Përmeti, Ekonomia ‘ekstroverte’ kapitullon Greqinë: Shqipëria drejt të njëjtës “greminë”, nën seksionin, Sulmi mbi sektorin e energjisë.
[86] Ylli Përmeti, Drejt orientimit ekologjik të shoqërisë.